Çfarë ndodhi me Danjelin dhe Fotininë pas daljes nga Big Brother?

28/06/2017 00:00

Siç pritej, pasi fituan çmimin e madh dhe pasi u martuan në “Big Brother”, Danjeli dhe Fotinia duhej të shtronin një darkë pas daljes në mënyrë që të njihnin edhe familjet e njëri-tjetrit dhe ashtu ka ndodhur.

Një fotografi qe po qarkullon në rrjete sociale ku vihet re një tavolinë e madhe me familjet përkatëse, mund të dallohen gjithashtu edhe çifti Benard dhe Xheni.

Duket se prej banorëve të “Big Brother”, ata janë të vetmit që kanë qenë në këtë darkë speciale të Danjelit dhe Fotinisë.

Në fakt, pritej duke qenë se ata e kanë mbështetur pafund çiftin triumfues të këtij edicioni, në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

Pra, për të gjitha gojët e liga, Foti dhe Danjeli vazhdojnë të jenë bashkë dhe më të lumtur se kurrë!

Tani jemi ne pritje te fotove te tyre nga pushimet e muajit të mjaltit…

FOTO GALERI
2/7

Top Channel