Rama mesazh deputetëve: Ia dolëm! Fitorja, përgjegjësia më e madhe

27/06/2017 00:00

Kryeministri Edi Rama fton nëpërmjet një mesazhi që u ka dërguar deputetëve të tij, të gjithë socialistët që të festojnë më 18.30 në sheshin “Skënderbej”.

“Ia dolëm!”, shprehet Rama.

Mesazhi i plotë:

“Ia dolëm! Ia dolëm aty ku askush përveç nesh nuk e besonte se do ia dilnim! Shqiptarët na kanë bërë nderin më të madh që mund t’i bëhet njerëzve që kërkojnë votën e popullit për të mishëruar aspiratat, ëndrrat dhe shpresat e tyre! Kjo fitore është përgjegjësia më e rëndë që mund të merrnim mbi shpatullat tona. Ka fituar Shqipëria që kërkon shtet, punë, mirëqenie kundër partive që kërkojnë tepsinë e pushtetit në kurriz të popullit e në dëm të shtetit! Një bravo e madhe të gjithëve ju dhe gjithë njerëzve që u angazhuan në vijën e parë të betejës për Shqipërinë që duam Sot në orën 18:30 në sheshin Skënderbej, për përqafimin e këtij momenti historik, me të gjithë ata që duan dhe mund të na bashkohen nga Tirana e nga çdo qark Rroftë Partia Socialiste e Shqipërisë Rroftë Shqipëria”

Top Channel