Përfundon numërimi në Tiranë, PS 18 mandate, Idrizi jashtë

27/06/2017 00:00

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Qarkun e Tiranës, ku PS ashtu si në shumicën e vendit ka fituar bindshëm.

18 deputetë ka marrë Partia Socialiste, 11 Partia Demokratike dhe 5 Lëvizja Socialiste për Integrim.

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka mbetur jashtë listës së deputetëve që do të hyjnë në Parlamentin e ardhshëm. Në bazë të votave të marra, mandati i 18-të i PS-së, i takonte PDIU-së, por për shkak se ajo nuk mundi të kalonte pragun prej 3% në bazë Qarku nuk ka mundur të marrë asnjë mandat në Tiranë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel