Përfundon numërimi në Qarkun Fier, ja si ndahen mandatet

27/06/2017 00:00

Në Fier ka përfunduar numërimi i 592 kutive dhe nga shifrat përfundimtare Partia Socialiste është kryesuese me 104,350 vota ose 57.05 % të votave.

PD vjen e dyta me 46,929 vota ose 25.66 % të votave. LSI renditet e treta me 12,387 vota ose 11.81 % të votave.

Në Fier ndahen 16 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 10 mandate; PD 4 mandate; LSI 2 mandat.

Por kush janë deputetët që do të hyjnë në Parlament nga Qarku i Fierit:

PS
1-Erion Braçe
2-Adelina Rista
3-Bashkim Fino
4-Ismet Beqiraj
5-Antoneta Dhima
6-Bujar Çela
7-Tatiana Piro(Nurçe)
8-Anduel Xhindi
9-Gramoz Ruçi
10-Xhevit Bushaj

PD
1-Enkelejd Alibeaj
2-Genc Pollo
3-Myslim Murrizi
4-Luan Baci

LSI
1-Petrit Vasili   
2-Robert Bitri

Top Channel