Merkel, Ramës: Urime të merituara; Urime edhe nga Erdogan e Gentiloni

27/06/2017 00:00

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka uruar e para, ndër personalitetet ndërkombëtare, kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

“Urime të merituara”, ka thënë Merkel. “Pres të takohemi për pak ditë”.

Kryeministri dhe kancelarja gjermane do të takohen në kuadër të samitit të BE-së në Trieste.

Pas Merkelit, Ramës i kanë ardhur urime për fitoren nga kryeministri italian, Gentiloni, i cili e cilëson fitoren si të merituar për Shqipërinë, ndërsa PS-në e cilëson si një shembull të veçantë. Në fund, Gentiloni uron të gjithë shqiptarët.

Ndër të parët që kanë uruar Edi Ramën nuk kishte si të mungonte miku i tij, presidenti i Turqisë Erdogan. “Përgëzime për fitoren spektakolare. Kjo fitore forcon marrëdhëniet tona”, shkruan Erdogan në urimin e tij.

Erdogan e përfundon urimin e tij për kryeministrin Edi Rama me bindjen se, Shqipëria dhe Turqia janë partnerë strategjikë.

Top Channel