Tension në KZAZ-në 33, në Tiranë

26/06/2017 00:00

Momente tensioni janë shfaqur në KZAZ-në nr.33, në Tiranë, çka kanë sjellë ndërprerjen për disa minuta, të procesit të numërimit.

Shkak janë bërë debatet midis vëzhguesve dhe anëtarëve të kësaj KZAZ-je, e cila ndodhet në palestrën e shkollës “Hasan Prishtina”.

Në këtë KZAZ numërohen votat e kutive të votimit të zonës së Brrylit dhe Rrugës Bardhyl .

Aktualisht, aty janë numëruar 5 kutitë e para dhe procesi sapo ka rifilluar.

Top Channel