Rama bëhet “shofer” në moshën 53-vjeçare

26/06/2017 00:00

Projeksionet e deritanishme e nxjerrin Partinë Socialiste me mbi 72 mandate, çka do t’i mundësonte Edi Ramës “timonin” që kërkoi në fushatë.

E nisur pikërisht nga timoni, Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto-mesazh në rrjetet sociale ku jo pa shaka komenton rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve.

“14 vjeç u bo basketbollist
22 vjeç u bo piktor
34 vjeç u bo ministër
36 vjeç u bo kryetar bashkie
41 vjeç u bo kryetar partie
49 vjeç u bo Kryeministër
53 vjeç u bo shofer”, shkruhet më foto-mesazhin e shpërndarë nga kryesocialistët.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel