Qarku Tiranë, numërohen 1087 kuti, ja si ndahen mandatet

26/06/2017 00:00

Në Tiranë ka përfunduar numërimi i 1190 kutive nga 1198 të tilla dhe nga shifrat e deritanishme Partia Socialiste është kryesuese me 47.77% të votave.

PD vjen e dyta me 31.09% të votave. LSI renditet e treta me 13.68% të votave. Në vend të katërt është PDIU me 2.94% të votave. Ndërsa LIBRA renditet e pesta me 2.2% të votave.

Në Tiranë ndahen 34 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 18 mandate; PD 11 mandate; LSI 5 mandate.

Top Channel