Qarku Durrës, numërohen 458 kuti, ja si ndahen mandatet

26/06/2017 00:00

Në Durrës ka përfunduar numërimi i 458 kutive nga 460 të tilla dhe nga shifrat e deritanishme Partia Socialiste është kryesuese me 49.81% të votave.

PD vjen e dyta me 28.01% të votave. LSI renditet e treta me 15.66% të votave.

Në Durrës ndahen 14 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 8 mandate; PD 4 mandate; LSI 2 mandate.

Top Channel