Përfundon numërimi në Qarkun Korçë, ja si ndahen mandatet

26/06/2017 00:00

Në Korçë ka përfunduar numërimi dhe nga shifrat përfundimtare PS është kryesuese me 62699 vota ose 48.27% të votave.

PD renditet e dyta me 41968 vota ose 32.31% të votave, ndërsa LSI renditet forcë e tretë me 19440 vota ose 14.97% të votave.

Korça ndan 11 mandate deputetësh, e në bazë të rezultateve, rezultati është: PS 6 mandate; PD 4 mandate; LSI 1 mandat.

Por kush janë deputetët që do të hyjnë në Parlament nga Qarku i Korçës:

PS
1-Niko Peleshi
2-Eduard Shalsi
3-Elisa Aleksander Spiropali,
4-Ilirian Pendavinji
5-Ilir Xhakolli
6-Edlira Bode

PD
1-Valentina Duka
2-Ervin Salianji
3-Hekuran Hoxhalli
4-Klevis Balliu

LSI
1- Edmond Panariti

Top Channel