Përfundon numërimi në Qarkun e Vlorës, ja si ndahen mandatet

26/06/2017 00:00

Në Vlorë ka përfunduar numërimi i 447 kutive dhe nga shifrat përfundimtare Partia Socialiste është kryesuese me 65,212 vota ose 48.94% të votave.

PD vjen e dyta me 22,574 vota ose 20.69% të votave. LSI renditet e treta me 12,387 vota ose 11.35% të votave.

Në Vlorë ndahen 12 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 8 mandate; PD 3 mandate; LSI 1 mandat.

Top Channel