Përfundon numërimi në Qarkun e Dibrës, ja si ndahen mandatet

26/06/2017 00:00

Në Dibër ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive, 252 të tilla, dhe nga shifrat përfundimtare Partia Socialiste është kryesuese me 24715 vota ose 33.87% të votave.

PD renditet e dyta me 21142 vota ose 28.97% të votave, PDIU renditet forcë e tretë me 12531 vota ose 17.17% të votave. LSI vjen e katërta me 12336 vota ose 16.91 % të votave.

Dibra ndan 6 mandate deputetësh, e në bazë të rezultateve, rezultati është: PS 2 mandate; PD 2 mandate; PDIU 1 mandat dhe LSI 1 mandat.

Top Channel