Pandeli Majko: Fitorja i takon votuesve

26/06/2017 00:00

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Pandeli Majko theksoi se bëhet fjalë për një “fitore të shkëlqyer, që ka kaluar parashikimet”.

“Jam me parimin që pasi të jenë numëruar të gjitha të flas, edhe pse duket si fitore e shkëlqyer e PS-së që ka kaluar parashikimet. Fitorja i takon votuesve shqiptarë”, tha Majko.

“Votuesit vlerësuan më shumë modelet e suksesit sesa problemet. Në këtë fitore ndikoi edhe fushata. Veshja me tuta e Edi Ramës dhe natyrshmëria e fushatës ngushtoi distancën me publikun”, shtoi Majko.

Kandidati socialist mendon se edhe mospjesëmarrja në zgjedhje e elektoratit të djathtë kanë ndihmuar në fitoren e thellë të Partisë Socialiste: “Mospjesëmarrja në zgjedhje i takon elektoratit të djathtë. Edhe kjo mospjesëmarrje ndihmoi arritjen tonë, nuk e fsheh”.

Top Channel