Rama voton: Sot do të kemi një ditë të bukur

25/06/2017 00:00

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, ka votuar në qendrën e tij të votimit në shkollën e Surrelit.

“Ju uroj të gjitha motrave, të gjithë vëllezërve të fesë islame, gëzuar Bajramin! Qoftë një ditë e bukur kjo për Shqipërinë dhe qofshin njerëzit e zakonshëm sot, Zoti që i duhet Shqipërisë. Unë jam shumë besimplotë se do të kemi një ditë shumë të bukur”, tha kreu i Partisë Socialiste.

Ai uroi edhe besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Top Channel