Anëtarë të Partisë Demokratike në Bubullimë të Lushnjes akuzuan se pjesëtarët e Partisë Socialiste po qëndronin para qendrave të votimit me lista në dorë dhe me një qese që, sipas PD-së, kishte para’.

Ata njoftuan KZAZ-në vendore dhe pas kallzimit në Prokurorinë e Lushnjes u bë shqoërimi i Andrea Zallit dhe Zoi Minos së bashku me qesen.

“Kisha këtë qesen me byrekë që kryetarit të PD-së i janë dukur lekë”, thonë të akuzuarit, të cilët treguan për kamerën byrekët.

Top Channel