Konflikt në Librazhd, bojkot në Gramsh

25/06/2017 00:00

Në KZAZ 52, në Librazhd, kryetarja Valbona Balla ka patur konflikt me njërin prej anëtarëve. Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Gjithsesi, situata në Qarkun e Elbasanit në përgjithësi është e qetë. Ka patur vetëm disa incidente në ambientet e jashtme të qendrave të votimit.

Ndërkohë, në Gramsh, banorët e Grabovës së Sipërme kanë bojkotuar votimin pasi kërkojnë ndërtimin e rrugës.

Top Channel