Basha “sms” strukturave: Fitorja është e jona, garantoni numërimin

25/06/2017 00:00

Kreu i Partisë Demokratike i ka dërguar një “sms” strukturave, kandidatëve, numëruesve, komisionerëve, vëzhguesve.

Mesazh në të cilin ai duket optimist për rezultatin dhe kërkon nga ata që të garantojnë numërimin e çdo vote.

Mesazhi i kreut të PD, Lulzim Basha.
Te dashur kryetare, kandidate, numerues, komisionere dhe vezhgues: tani nis procesi vendimtar i numërimit te votave. Te gjitha burimet tona flasin per nje vote masive te qytetareve per PD dhe FITOREN tone! Tani eshte detyra juaj e shenjte te garantoni numerimin e cdo vote. Une dhe gjithe demokratet jemi ne krahun tuaj per tju mbeshtetur ne cdo cast. Pune te mbare dhe FITORE!

Top Channel