Veliaj: Cilësia e ajrit në sheshin “Skënderbej”, më e mirë se mesatarja e BE-së

21/06/2017 00:00

Në emisionin “Top Story”, kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, vlerësoi edhe cilësinë e ajrit në sheshin “Skënderbej”.

Sipas tij, përmirësimi i cilësisë së ajrit në këtë pjesë të Tiranës, duke u ulur niveli i ndotjes, nën mesataren e Bashkimit Europian, është një tjetër arritje e bërë me këtë shesh.
 
 “Kjo ka qenë hera e parë që brenda këtyre 2 viteve, por ndoshta edhe brenda 27 viteve që cilësia e ajrit matet me pajisje teknologjike, që ndotja e ajrit në Tiranë ka qenë nën kufirin e Bashkimit Europian.

Pra, në qoftë se mund të kemi një hapësirë të Bashkimit Europian në Tiranë, është sheshi “Skënderbej”, ku ajri është më i pastër se mesatarja e Bashkimit Europian”, tha Veliaj.

Top Channel