SHBA, klith “Allah Akbar” dhe plagos oficerin e policisë

21/06/2017 00:00

Një oficer policie është sulmuar me thikë në aeroportin Flint të Miçiganit, nga një person që sipas mediave amerikane ka bërtitur “Allah Akbar”.

Sipas raportimeve të NBC, agjentë të FBI-së kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë atë si akt të mundshëm terrorizmi.

Ndërkohë, në Twitter, policia e Miçiganit njofton se togeri Jeff Neville ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa terminali ku ka ndodhur sulmi është evakuuar.

Një dëshmitar, Ken Broën, i cili priste në aeroport të bijën, ka deklaruar se rrobat e veshura nga oficeri Nevill ishin skuqur nga gjaku nga koka tek këmbët.

Ai ka shtuar se, agresori është bllokuar nga agjentët e sigurisë, moment gjatë të cilit i ka rënë thika në tokë. Ndërsa një dëshmitar tjetër e ka përshkruar shikimin e agresorit me këto fjalë: “Një shikim bosh, tërësisht bosh”.

Burime të cituara nga NBC deklarojnë se autori është me origjinë nga Kebeku dhe se ka pasaportë kanadeze. Ndërsa togeri Jeff Neville, aktualisht në pension, ka punuar në zyrën e sherifit në Kontenë Xhenesi.

Top Channel