Libra kundër bixhozit. Blushi: Do largojmë lojërat e fatit

21/06/2017 00:00

Në takimet me qytetarët Ben Blushi premtoi të largojë lojërat e fatit, nga qendrat e qyteteve.

“Çfarë janë bixhoz, lojëra fati, kumar, ku lënë njerëzit paratë e jetës aty dhe harrojnë kalamajtë edhe gratë, do t’i nxjerr jashtë Tirane. Jashtë Tirane, matanë lumit. Nuk do të ketë në Tiranë asnjë bixhoz nëpër cepa lagjesh. I shkatërron njerëzit apo jo? Dhe ky Edi Rama i la ato me qellim. I la me qellim se ka luajtur bixhoz me fatet e popullit. Jo vetëm në Tiranë, Durrësi, Elbasani Korça, çdo qytet do të pastrohet nga vesi”, tha Blushi.

Top Channel