Irak, ISIS hedh në erë Xhaminë e Madhe të Mosulit

21/06/2017 00:00

I ashtuquajturi Shteti Islamik hodhi në erë Xhaminë e Madhe të Al Nurit në Mosul, bënë me dije forcat irakene të sigurisë.

Monumenti historik ishte ai ku lideri i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi shpalli kalifatin në vitin 2014.

Gjithësesi, vetë grupi xhihadist pretendon në një deklaratë të publikuar online se xhamia ishte shkatërruar nga një sulm ajror amerikan.

Pjesë të xhamisë, përfshirë minarenë e anuar, i kishin mbijetuar kohës për qindra vjet.

Më herët gjatë së mërkurës, komandanti i Forcave të Armatosura irakene tha për BBC se rebelët gjendeshin 15 metra larg xhamisë, ndërsa avanconin në ofensiven e tyre për të çliruar Mosulin.

OKB paralajmëron se ISIS mund të jetë duke shfrytëzuar më shumë se 100 mijë njerëz atje si mburojë njerëzore.

Mijëra forca të sigurise, luftëtarë kurdë dhe milici shiite e sunite, të mbështetura nga avionët e koalicionit të udhëhequr nga Amerika, janë përfshirë në betejën kundër ISIS.

Qeveria shpalli çlirimin e plotë të Mosulit lindor në janar të 2017-s, por pjesa perëndimore e qytetit po rezulton një sfidë shumë më e vështirë.

Top Channel