Kryetari i PD në Nivicë: Votoj Edi Ramën

15/06/2017 00:00

Gjatë takimeve të tij në jug të vendit, Kryeministri Edi Rama vizitoi edhe fshatin Nivicë, një zonë tradicionalisht e djathtë dhe mori premtimin e votës, nga një person i veçante, kryetari i PD-së atje.

“Ne jemi komunitet që e mbajmë llafin dhe llafin e kemi dhënë ne”, shprehet kreu i PD-së në Nivicë.

“Kryetari i Partisë Demokratike i Nivicës. Nivica, vend historik, Nivica, vend që ka dhëndëri Lulzim Bashën, por në 25 qershor vota e tyre do të jetë për Partinë Socialiste. Domethënë, dhëndrin në zemër dhe punëtorin në mendje”, u shpreh Rama. 

Top Channel