“Gjoza”, Mandija kërkon informacion nga policia

15/06/2017 00:00

Zv.Kryeministrja Ledina Mandija, që drejton task forcën e ngritur për zgjedhjet njoftoi se ka kërkuar nga Policia e Shtetit më shumë informacione në lidhje me padinë e ngritur ndaj  kreut të njësisë administrative nr.2, Elez Gjoza.

Ndaj Gjozës rëndojnë akuzat e detyrimit për pjesëmarrje në veprimtari politike, korrupsion pasiv në zgjedhje dhe falsifikim dokumentesh.

Zv.Kryeministrja Mandija thotë se i ka kërkuar prej disa ditësh  informacion urgjent Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako për procedurën e ndjekur dhe veprimet e kryera nga Policia e Shtetit për verifikimin e rastit në fjalë, si dhe kopje të plotë të kallëzimit drejtuar organit të prokurorisë të shoqëruar me provat, apo materialin shoqërues.

Këto informacione, thotë zv.Kryeministrja kërkohen në cilësinë e drejtueses së task forcës për zgjedhjet pas shqetësimeve të ngritura nga LSI-së, që e cilësoi padinë e ngritur ndaj Gjozës si “sulm politik”.

Top Channel