Deputetët e PD-së në Kukës, takime me bizneset e vogla

15/06/2017 00:00

Flamur Noka dhe Alban Zeneli të Partisë Demokratike zhvilluan takime në terren me biznesin e vogël në qytetin e Kukësit, për të parë gjendjen ku ndodhen.

“Nuk është fuqia që ka qenë më parë. Dalim në punë kot. Si në varreza jemi”, thonë tregtarët.

Republika e Re, tha Noka, ka në programin e saj uljen e taksave dhe një klimë më favorizuese për biznesin.

“Fakti që nuk ka xhiro dhe në asnjë dyqan nuk qarkullon malli, do të thotë që nuk ka fuqi dhe fakti që nuk ka fuqi ekonomike do të thotë që situata është paralizuar në Kukës dhe duhet zhbllokuar. E për t’u zhbllokuar duhet t’i rrëzojmë. Më 25 votat, që të bëhet mirë edhe për të zhvilluar kuksianët dhe Kukësin, edhe bizneset tuaja. Nuk do të paguash më 20-25% taksa TVSH. Rritet volumi qarkullues i parasë në treg, rritet xhiroja për ju, rritet ekonomia për ju dhe për të gjithë Kukësin”, tha Noka.

Takime zhvilloi edhe me kalimtarë në rrugët e Kukësit.

Top Channel