LSI takim me ambasadorët, Rama: I informuam për situatën në vend

14/06/2017 00:00

Task forca për zgjedhjet, policia në zgjedhje dhe vendimi i KQZ janë tre çështjet që përfaqësues të LSI-së kanë adresuar shqetësimet e tyre tek të gjithë ambasadorët e BE-së, përfaqësues të ambasadës amerikane dhe shefit të misionit monitorues të zgjedhjeve parlamentare 2017.

“Objekti i këtij takimi ishte informimi për situatën politike në vend.  Së pari, veprimin arbitrar të kundraligjshëm të taks force e cila në përpjekje për të bërë spastrime poltike nga administrata publike, gjë që e dokumentuam me dhjetëra raste çka në fakt është parathënie e një tentative për të kontaminuar dhe deformuar të gjitha parimet kushtetuese dhe zbatimit të ligjit në funkson të fushatës së zgjedhjeve.  Çështja tjetër, keqpërdorimi politik dhe në kundërshtim me ligjin të strukturave të policisë së shtetit, e cila e fokusuar tek ndjekja politike e simpatizantëve, kandidatëve për deputetë të LSI ka lënë jashtë vëmendjes grupe kriminale, njerëz me precedent penal të mbajtur nën sqetull apo të liruar nga burgu kohët e fundit për t’i përdorur ata si pjesë të stafeve të tyre politike. Së treti, vendimin e fundit të KQZ për numëruesin që në zbatim të Kushtetutës, në mënyrë të veçantë të Kodit Zgjedhor, po dhe referuar vetë akteve që ka referuar KQZ i takonte LSI, për të mos u hedhur në short me një parti tjetër, pasi vetë KQZ por mbi KQZ-në, Kodi Zgjedhor e ka të përcaktuar qartë se si ndahet shumica parlamentare dhe pakica parlamentare referuar zgjedhjeve të vitit 2013”, është shprehur z. Rama.

Top Channel