Rritja e punësimit, Ahmetaj: Efektet e reformave të ndërmarra

13/06/2017 00:00

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj komentoi në rrjetet sociale të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT në lidhje me punësimin në tremujorin e parë të 2017.

“Vazhdon ecuria tejet pozitive e punësimit në vend, rritja ekonomike, përmirësimi i klimës së biznesit dhe rritja e besimit në nivelin më të lartë në 10 vitet e fundit, po japin efektet e tyre të drejtpërdrejta, të prekshme për qytetarët. Në tremujorin e parë 2017, punësimi u rrit me 3.5 përqind krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, kurse shkalla e papunësise vijon trendin rënës, duke zbritur në 14.2 përqind”, shkruan Ahmetaj.

Në total, INSTAT thotë se janë 25 mijë vende të reja pune në sektorin jobujqësor. “Është shprehje e qartë e angazhimit tonë për rritjen e punësimit në vend”, komenton Ahmetaj.

“Ashtu siç luftuam dhe fituam për Reformën në Drejtësi dhe Vettingun, ashtu do të luftojmë dhe fitojme edhe për punësimin, zhvillimin ekonomik dhe mireqenien e qytetarëve! Në 25 qershor, çdo votë për Shqipërinë që duam, me shtet, punë, mireqenie! Çdo votë për Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe Nr. 2”, mbyll reagimin e tij ish-ministri i Financave.

Top Channel