Panamaja ndërpret marrëdhëniet me Taivanin, për Kinën

13/06/2017 00:00

Panamaja ka ndërprerë marrëdhëniet me Taivanin për të kënaqur Pekinin. Kina i ka intensifikuar ndjeshëm këto vitet e fundit investimet ekonomike në vendin e Amerikës Qendrore, i cili ka më shumë interes te krijimi i një marrëdhënieje të qëndrueshme me Pekinin, sesa me ishullin plotësisht të vetëqeverisur, që Kina e pretendon si të sajin.

Qeveria panameze deklaroi se mbështet politikën e një “Kine të vetme”, pjesë të së cilës konsideron edhe Taivanin. Autoritetet Taivaneze reaguan me zemërim e keqardhje dhe e akuzuan Panamanë për tallje. Kina e sheh Taivanin si provincë renegate dhe të pakta janë vendet që kanë preferuar të ruajnë marrëdhëniet me të.

“Nga sot e në vazhdim, Republika e Panamasë i ka shkëputur të ashtuquajturat ‘marrëdhënie diplomatike’ me Taivanin dhe premton t’u japë fund kontakteve zyrtare me të. Për pasojë, dy vendet tona vendosin që nga data e firmosjes së kësaj deklarate, që të njohin e vendosin mes tyre marrëdhënie diplomatike. Ky është një moment historik, një kapitull i ri për marrëdhëniet mes Kinës dhe Panamasë”, tha Ëang Yi, ministër i Jashtëm i Kinës.

Dhjetorin e kaluar, shteti ishull i Afrikës, San Tome bëri një lëvizje të ngjashme me këtë të Panamasë. Tani, vetëm 20 vende të botës kanë ende marrëdhënie diplomatike me Taivanin.

Top Channel