Ylli: Vota e 25 qershorit, për të ardhmen

12/06/2017 00:00

Kandidati i Partisë Socialiste për deputet në Durrës, Fidel Ylli, ishte në Ishëm, i shoqëruar nga kryebashkiaku Vangjush Dako.

“Data 25 është votë për të ardhmen tonë, për fëmijët tanë, të kësaj zone të mrekullueshme, për këtë zonë turistike. Është ndryshimi i madh për Shqipërinë që ne duam, për t’i dhënë besimin Edi Ramës”, tha Ylli.

“T’i japim besimin Partisë Socialiste që këto reforma që janë nisur, të bëhen realitet”, shtoi Ylli.

Top Channel