PD përshëndet zgjedhjet në Kosovë

12/06/2017 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vlerësuar “klimën e qetë dhe transparente të zgjedhjeve në Kosovë”, që, sipas tij, “janë dëshmi entuziaste të konsolidimit të mëtejshëm në Kosovë të standardeve demokratike europiane”.

“Personalisht dhe në emër të Partisë Demokratike përshëndes zgjedhjet e mbajtura në Kosovë. Klima e qetë dhe transparente e zgjedhjeve janë dëshmi entuziaste të konsolidimit të mëtejshëm në Kosovë të standardeve demokratike europiane. Cilësia e këtyre zgjedhjeve është një ogur i mirë në rrugën europiane të Kosovës”, lexohet në deklaratën e Bashës.

“Partia Demokratike i konsideron një prioritet absolut marrëdhëniet me Kosovën dhe thellimin e bashkëpunimit me çdo qeveri të dalë nga vota legjitime e popullit sovran. Me këtë rast dua të shpreh vullnetin tim të plotë se nesër në drejtim të qeverisë së Shqipërisë do të rris bashkëpunimin me institucionet e Kosovës dhe qeverinë e re të saj drejt të ardhmes së përbashkët euroatlantike”, shtoi Basha.

Top Channel