Partia Socialiste fton emigrantët

12/06/2017 00:00

Socialisti Taulant Balla zhvilloi një takim me emigrantët në qytetin grek të Selanikut dhe i ftoi që të vijnë të votojnë.

“Është një sakrificë e madhe të nisesh të premten apo të shtunën e të vish në Elbasan, Prrenjas, Librazhd apo Gramsh, por dua që t’i bashkoheni vëllezërve e motrave, familjeve tuaja që jetojnë në Shqipëri e të jeni pjesë e një momenti shumë të rëndësishëm për Shqipërinë sepse nuk bëhet fjalë për një palë zgjedhje të radhës, por për një ndryshim rrënjësor të drejtimit të Shqipërisë në 4 vitet e ardhshme”, tha Balla.

Top Channel