LSI, Vasili: Ulje taksash për pasurimin e qytetarëve

12/06/2017 00:00

Kryetari i LSI, Petrit Vasili ka zhvilluar këtë të hënë një takim me të rinjtë e Lushnjes, të cilëve u ka prezantuar planet e partisë së tij për punësimin dhe mirëqënien e qytetarëve.

“Ne kemi plan që t’i pasurojmë njerëzit, jo të pasurojmë oligarkët. Dhe për këtë, në këtë plan që është plan dhe jo tepsi është planfikuar që të ulen taksat, që njerëzit të kenë më shumë para për veten e tyre. Ia ul tatimin atij që punon, pra nuk ia merr gjakun nga rroga që të pasurojë oligarkun, sepse i merr këto para që fëmijët tanë të jenë më të pasur, më të shëndetshëm, jo që të kemi pikërisht ato konçesione që ia pinë gjakun”, ka thënë Vasili.

Top Channel