Idrizi: Zgjidhim çështjen çame

12/06/2017 00:00

Shpëtim Idrizi, gjatë takimeve në Sarandë, Konispol e Delvinë, solli në vëmendje rezolutën e paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë nga “Shoqata Çamëria” dhe rrahjen që iu bë anëtarëve të saj në dyert e Parlamentit.

Ndaj, ai premtoi zgjidhjen e çështjes çame në 4 vitet e ardhshme.

“Në 4 vitet e ardhshme ne jo vetëm do të flasim për Çamërinë, por do ta zgjidhim juridikisht, do të detyrojmë qeverinë shqiptare që t’i hapë rrugën e zgjidhjes përfundimtare, çështjes së shqiptarëve të Çamërisë.”

“Për ta bërë këtë, duhet të keni djemtë dhe vajzat tuaja në Parlament”, shtoi Idrizi.

Top Channel