Rama takim me sipërmarrësit në Golem

11/06/2017 00:00

Kryeministri Edi Rama është takuar me sipërmarrësit e zonës së Golemit ku foli për një ndërthurje të turizmit detar, me agroturizmin dhe turizmin historik.

Rama foli për një projekt me Bankën Botërore prej 71 milionë euro për zonën turistike.

Shefi i qeverisë tha se tashmë pas përfundimit të projekteve në zonën e jugut, prioritet janë Golemi dhe Velipoja. “Kemi bërë një investime të rëndësishëm në rrugën e plazhit në këtë zonë”, tha Rama.

Top Channel