“Nuk jemi përkushtuar si duhet”/ Berisha kritikon drejtuesit e PD: Nga sot, të gjithë duhet të riorganizojmë partinë Përplasjet mes qeverisë dhe institucionet që drejtohen nga ministrat teknikë të djathtë, duket se kanë futur në një ngërç të ri edhe punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Pranë institucionit zgjedhor kanë mbërritur shqetësime për pengesat që po i shkaktohen komisionerëve zgjedhorë, të cilët aktualisht janë në marrëdhënie pune. Shqetësimet lidhen me vonesat në dhënien e lejeve për nëpunësit e emëruar si komisionerë zgjedhorë, me vendim të KQZ-së, të cilët, kërkesat për marrje leje i kanë depozituar pranë burimeve të institucioneve ku ata punojnë, por që ende nuk kanë marrë përgjigje. Kjo vonesë rrezikon të fusë në kolaps të gjithë procesin zgjedhor.
Drilona Hoxhaj, zëdhënëse e KQZ-së, tha: “Vonesa e këtyre përgjigjeve, mosdhënia e lejeve për të ushtruar funksionin e komisionerit zgjedhor, po pengon administrimin e procesit zgjedhor, pasi komisionerët nuk mund të kryejnë detyrat e tyre të ngarkuara nga Kodi Zgjedhor. Mosrespektimi i qoftë dhe një afati ligjor, ndikon negativisht në të gjithë veprimtarinë e administratës zgjedhore në funksion të organizimit dhe administrimit të zgjedhjeve. Pa komisionerë nuk mund të ketë zgjedhje, ndaj drejtuesit e administratës shtetërore duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të mos bëhen pengesë”.
Bazuar në Kodin Zgjedhor, KQZ kujdeset të theksojë se komisionerët në qendrat e votimit apo ato të numërimit nuk angazhohen për qëllime politike elektorale por puna e tyre konsiderohet vetëm angazhim administrative. Shqetësimet në KQZ kanë mbërritur për 720 komisionerët e KZAZ-ve, por që në zinxhir do të prekë edhe komisionerët në qendrat e votimit apo grupeve të numërimit të votave, që shkon deri në 37 mijë.
KQZ-ja i bën thirrje drejtuesve të administratës publike që të mos krijojnë pengesa artificiale që cënojnë zgjedhjet e 25 qershorit.
Top Channel