Forcat siriane “mbërthejnë” ISIS-in në Raqqa

10/06/2017 00:00

Forcat siriane, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë avancuar në pjesën perëndimore të atij që njihet si kryeqyteti i shtetit islamik Raqqa.

Forcat siriane demokratike thanë se lëvizja ka hapur një front të dytë luftimesh brenda qytetit sirian pasi më herët këtë javë kishin hyrë në pjesën lindore.

Të mbështetura nga sulmet ajrore të koalicionit që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara, forcat siriane kanë kaluar muaj duke përgatitur ofensivën, ndërkohë që tani janë të angazhuara në luftime të ashpra me militantët.

Raqqa është në duart e Shtetit Islamik që nga 2014 dhe ka qenë një qendër e rëndësishme për operacionet xhihadiste të grupit.

Mendohet se qyteti mbrohej nga më shumë se 4 mijë luftëtarë të Shtetit Islamik. Forcat siriane demokratike janë një aleancë arabo-kurde e krijuar në 2015.

Pavarësisht se kanë mundur të depërtojnë në qytet nga perëndimi dhe lindja, avancimi nga veriu ka qenë i vështirë.

Top Channel