Avioni rus, sa pranë bombarduesve amerikanë!

10/06/2017 00:00

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka publikuar fotografi dramatike gjatë stërvitjeve mbi detin Baltik.

Fotot tregojnë një avion rus Su-27, i cili fluturon shumë pranë avionëve të forcave ajrore amerikanë gjatë ditës së premte.

Avionët ushtarakë po marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët vjetore BALTOPS, së bashku me aleatët e NATO-s. 

Ministria e Mbrojtjes ruse reagoi në lidhje me ngjarjen duke bërë të ditur se avioni rus ishte ngritur për të ndërprerë fluturimet e avionëve amerikane, të cilët ishin duke fluturuar pranë kufirit me Rusinë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel