Rama: Administrata, larg partive. S’pranojmë të jetojmë me korrupsionin

09/06/2017 00:00

Krijimi i një administrate moderne është prioritet i Partisë Socialiste, sipas Edi Ramës. Në mitingun elektoral zhvilluar në sheshin e Ersekës, i rinovuar nga Rilindja Urbane, krymensitri kërkoi votën për të qeverisur vetëm për t’i hequr administratën nga duart e partive të tjera.

“Ne nuk kemi për të pasur kurrë shërbime publike dinjitoze në zyrat e shtetit nëse nuk ua heqim administratën e shtetit partive nga dora. T’i japim fund më 25 qershor kësaj historie të shëmtuar, kësja historie shushunjash që ushqehet me gjakun e njerëzve”, deklaroi Rama.

Rama premtoi ngritjen e një administrate që do të respektojë qytetarin.

“Ju siguroj se po e patëm timonin vetëm dhe nuk patëm të tjerë që thonë mos prek këtu se ky është i imi, sepse atë zyrën e kanë ata tanët, se ndryshe ikën qeveria, unë po ju them se në 4 vjet do të bëjëmë një administratë shtetërore që do të jetë model i respektit për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi”, tha Rama.

Administrata moderne është në dorë të vetë qytetarëve me zgjedhjen e tyre më 25 qershor.

“Kjo mund të vazhdojë edhe 30 vjet të tjera nëse ju më 25 qershor nuk i thoni stop! Ne duam shtet, shërbim nga shteti dhe ne nuk lejojmë që ata që paguhen nga taksat tona për të qenë shërbëtore të shtetit të vijnë të na marrin shpirtin për të na nxjerrë lekët me zor nga xhepi, ose për të na e marrë votën me zor si fis, sepse një nga fisi qenka në punë dhe atë mund ta heiqn po qe se ai nuk voton për atë, kjo është kriminale”, shtoi Rama.

Top Channel