Mbrojtja ushtarake, “vendet e BE, më shumë bashkëpunim”

09/06/2017 00:00

Shtetet e BE-së duhet të rrisin bashkëpunimin ushtarak pasi nuk mund të mbështeten vetëm tek SHBA-ja për mbrojtjen e tyre.

Pas Angela Merkelit, të njëjtën deklaratë e bën edhe presidenti i Komisionin Europian, Jean Claude Juncker gjatë konferencës për mbrojtjen dhe sigurinë në Pragë.

Presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi aleatëve të NATO-s të rrisin shpenzimet ushtarake. Britania e Madhe dhe Franca janë fuqitë kryesore të BE-së, kështu shkëputja e Londrës rrjedhimisht do të dobësojë muskujt kolektivë ushtarakë të Europës. Vetëm 5 shtete nga 29 anëtarët e NATO-s, kanë përmbushur objektivin për të shpenzuar të paktën 2 përqind të GDP-së për mbrojtjen.

“Mbrojtja jonë në NATO nuk mund të përdoret si alibi e leverdishme për të kundërshtuar përpjekjet për një Europë më të madhe. Nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të mbrojmë interesat tona në Lindjen e Mesme, në luftën kundër ndryshimeve klimatik e dhe marrëveshjet tregtare”, tha Jean Claude Juncker.

Junker shtoi se nuk mund të mbështeteshin më nga burime të jashtme për mbrojtjen e Europës. Por ai u kujdes të theksonte se kompeticioni mes BE-së dhe NATO-s nuk ishte një opsion. Presidenti i KE-së vlerësoi partneritetin mes BE dhe aleancës veri-atlantike në disa zona të nxehta rreth botës, si Afganistanin, Ballkanin dhe Afrikën.

Top Channel