Exit Polls/ Konservatorët e May, të parët, por mund të mos marrin shumicën

08/06/2017 00:00

Konservatorët e Theresa May do të jenë partia më e madhe në Britani, por mund të mos marrin dot shumicën.

Sipas Exit Pollit të kryer nga BBC, konservatorët mund të marrin 314 deputetë, pas numërimit të të gjitha votave. Laburistët parashikohet që të marrin 266 deputetë, Liberal-Demokratët 12, Euroskpetikët e UKIP asnjë dhe Partia Kombëtare Skoceze 34.

Exit Polli i BBC sugjeron se konservatorët nuk do të arrijnë dot shumicën për 12 deputetë.

Parashikimi gjithashtu thotë se Laburistët do të fitojnë 34 deputetë nga zgjedhjet e shkuara, Konservatorët do të humbasin 17, Liberal-Demokratët do të fitojnë gjashtë dhe Partia Kombëtare Skoceze do të humbasë 22 deputetë.

BBC intervistoi 30.450 njerëz, sapo ata dolën nga 144 qendra votimi në të gjithë vendin, për të hartuar parashikimin e saj. Shifra e vetme e sigurt është pjesmarrja në votime, e cila kaloi 66%.

Top Channel