“Uber” shkarkon dhjetëra drejtues

06/06/2017 00:00

Kompania “Uber” pushoi nga puna më shumë se 20 nëpunës të saj, pas një hetimi të brendshëm mbi ngamime të llojeve të ndryshme, edhe seksuale.

Burime të kompanisë deklaruan për CNN-in se, 215 ankesa ishin bërë në kompani, 100 prej të cilave hetimi i cilësoi si të pavërteta. Pjesa tjetër e ankesave përfshinin diskriminim, sjellje joprofesionale, bulizëm dhe ngacmime seksuale.

Shefi ekzekutiv i “Uber”, Travis Kalanick punësoi ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, Erik Holder, për të hetuar kulturën e kompanisë, si dhe një firmë ligjore për të hetuar ankesat e shumta.

Mësohet se rezultatet e këtyre hetimeve ishin justifikimet për shkarkimet e shumta. Nuk është e qartë se cilët janë personat e shkarkuar, apo rolet e tyre, por sipas CNN, shumë drejtues të kompanisë nuk janë më pjesë e saj.

Hetimet dhe rekomandimet e tyre iu paraqitën bordit drejtues të “Uber” javën e kaluar, por kompania nuk i ka bërë ende publike. Mediet raportojnë se kjo mund të bëhet javën e ardhshme, por zyrtarisht, “Uber” dhe kompanitë ligjore që kryen hetimet nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

“Uber” u bë e njohur për shërbimin e saj taksi dhe shpërndarjen e ushqimeve, por gjithashtu i është bashkuar tregut të teknologjisë dhe po zhvillon makinat e saj autonome pa shofer.

Top Channel