Droni detar misterioz në Lefkada i mbushur me eksplozivë, autoritetet greke e ‘hedhin në erë’ Në javët përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2016, në SHBA, inteligenca ushtarake ruse ka ndërmarrë një sulm kibernetik ndaj një firme amerikane “software”-ësh të përfshirë në sistemin e votimit.
Portali mediatik “Intercept” publikoi një raport sekret të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, “NSA”, i cili tregon se përpjekjet e Kremlinit për të ndërhyrë në infrastrukturën amerikane të votimit nuk janë thjesht trillim.
I verifikuar në mënyrë të paanshme sipas “Washington Post”, raporti përfshin analizën e tentativave disamujore për ndërhyrje kibernetike të agjencisë ushtarake ruse të inteligjencës “GRU”.
Sipas “the Intercept”, ky është dokumenti më i detajuar deri tani nga qeveria amerikane, mbi përfshirjen e Moskës në zgjedhje.
Personi që mendohet t’ia ketë kaluar portalit “online” dosjen sekrete është një punonjëse e NSA-së, Reality Leigh Winner, e akuzuar se e ka nxjerrë materialin e klasifikuar nga një ndërtesë qeveritare në Georgia. 25-vjeçarja, sipas Departamentit të Drejtësisë, është arrestuar më 3 qershor.
Megjithatë, të dhënat e nxjerra prej saj nuk tregojnë që “hacker”-at rusë të kenë qenë vërtet të suksesshëm në përpjekjen e tyre dhe nuk rezulton të jetë prekur ndonjë votë.
Për nxjerrjen e informacioneve të fshehta, Winner rrezikon deri në 10 vite heqje lirie. Akuzat që rëndojnë mbi të janë ato të mbledhjes, përcjelljës apo humbjes së informacioneve të Mbrojtjes.
Disa komitete të Kongresit amerikan dhe FBI-ja janë përfshirë në hetimin e ndërhyrjes së supozuar ruse në presidencialet e nëntorit. Trump e ka mohuar vazhdimisht një gjë të tillë, duke i etiketuar pretendimet si “lajme të rreme”, ndërsa këmbëngul se skandali i vërtetë qëndron te mënyra sesi këto supozime i kalojnë medias.
Top Channel