“Jam i kënaqur të njoftoj armëpushim 3-ditor”, Trump me njoftim të rëndësishëm për luftën Ukrainë-Rusi: Festë në të dyja vendet
Një person u qëllua me armë nga policia jashtë ambienteve të Katedrales “Notre-Dame” në Paris, pasi u përpoq të sulmonte me një çekiç në duar një oficer.
I dyshuari është plagosur në gjoks, sipas raportimeve të medieve franceze, ndërsa forcat ligjzbatuese thonë se ky ishte një “incident terrorist”.
Rreth 900 persona ndodheshin brenda katedrales, ndërsa fotot e tyre që përfunduan nëpër rrjetet sociale tregonin disa të frikësuar që mbanin duart mbi kokë.
Franca ndodhet në gjendje emergjence që prej sulmeve terroriste të vitit 2015 në Paris, ku u regjistruan 130 të vdekur.
Në ngjarjen e sotme, zona përreth katedrales u mbyll për automjetet, ndërsa kalimtarëve iu kërkua që të qëndronin larg saj. Dëshmitarët treguan se një sërë turistësh nisën të vraponin të frikësuar, me synimin për të gjetur vendstrehime të sigurta.
“Isha duke hyrë brenda katedrales dhe dëgjova zhurma, më pas një të shtënë. U ktheva dhe pashë agresorin të shtrirë përtokë, ndërsa u dëgjuan edhe komente se ishte qëlluar nga policia”, tha Kellyn Gorman, turist amerikan. “Gjithsesi ishte një situatë e shkurtër, që u vu shumë shpejt nën kontroll dhe tashmë jemi të sigurtë”.
“Notre-Dame” është një prej vendeve më të vizituara nga turistët në Paris. Edhe vitin e kaluar policia shmangu një sulm të mundshëm terrorist pranë asaj. Incidenti i sotëm vjen vetëm 3 ditë pasi ekstremistët përdorën një furgon dhe thika në një tjetër sulm në Londër, ku u shënuan 7 viktima.
Top Channel