Kaos në aeroportet britanike, bie sistemi kompjuterik i “British Airways”

27/05/2017 00:00

Sistemi kompjuterik i kompanisë “British Airways” ka rënë në të gjithë botën, duke shkaktuar kaos, radhë të gjata, kryesisht në aeroportet britanike.

Ankesat e pasagjerëve që qëndrojnë në radhë të gjatë kanë qenë të shumta, pasi nuk kanë mundësi të përdorin rrjetin e kësaj kompanie në internet.

Më shumë se dy orë janë vonuar avionët e kompanisë në Britaninë e Madhe, SHBA, Romë, Belfast dhe Lisbonë, por edhe në aeroporte të tjera.

Kompania kërkoi falje me anë të një postimi në “Twitter”. “U kërkojmë falje për ndërprerjen e sistemeve aktuale të IT. Jemi duke punuar në zgjidhjen e këtij problemi sa më shpejtë që të jetë e mundur”.

Problemet nënkuptojnë se pjesë te uebsajtit të kompanisë ajrore janë të paaksesueshme dhe disa qytetarë pretendojnë se nuk mund të kryejnë dot chek in-in.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta