Vajzat e “Rocky”: I kemi vjedhur babait numrat e VIP-ave

20/04/2017 00:00

Ai është një nga yjet e kinemasë botërore, kështu që nuk është çudi që Sylvester Stallone ka mjaft numra të njerëzve të njohur në telefonin e tij.

Dhe tani, vajzat e tij Sophia, Sistine dhe Scarlet rrëfejnë se kanë marrë telefonin e të atit dhe kanë vjedhur numrat e njerëzve të pasur e të famshëm.

20-vjeçarja Sophia tregon se kishte disa përparësi në listën e saj. “Kur isha e vogël, mora telefonin e babit dhe numrat si Liam Hemsworth. I telefonova. Por ai nuk u përgjigj kurrë”, thotë 18-vjeçarja Sistine.

Sophia, Sistine dhe Scarlet, 14 vjeçe pranojnë se janë mësuar me regjimin stërvitor të babait të tyre 70-vjeçar. “Ne zgjoheshim herët, rreth orës 06.00, bënim 20 ushtrime ulje-ngritje dhe pompa, praktikonim qitjen, ai donte që të ishim shumë mirë në qitje”, thotë Sophia për Harper’s Bazaar, para se të shtojë se ai donte gjitashtu tu mësonte si të gjuanin dhe të bënin praktikë golfi gjatë stërvitjes së përditshme.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel