
Një person mbeti i vrarë gjatë një atentati në qytetin e Vlorës. Viktima është 39-vjeçari Elidon Mehmeti, i cili u qëllua me më shumë se 20 plumba.
Ngjarja ndodhi në rrethrrotullimin e Skelës, rreth orës 23:00, ndërsa Mehmeti ndodhej në automjetin e tij. Pasi ai u qëllua, makina lëvizi edhe për rreth 50 metra dhe ndaloi.
Kalimtarë të rastit njoftuan ambulancën, e cila e dërgoi menjëherë për në spital, ku 39-vjeçari ndërroi jetë. Policia bllokoi të gjitha hyrjet dhe daljet nga qyteti në përpjekje për ndalimin e autorit.
Deri tani janë shoqëruar 2 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Ndërsa në mëngjes është gjendur i djegur në fshatin Ferras të Fierit automjeti që dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Top Channel