Dega e Partisë Socialiste në Tiranë, me anë të një deklarate për mediat, ka shprehur “kënaqësinë që deputeti opozitar Ben Blushi vendosi të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit”.
“Falë zgjedhjeve të 18 qershorit, shqiptarët do të kuptojnë sa vota do të marrë Partia Socialiste që lufton për shtet, punësim dhe mirëqenie për Shqipërinë që duam dhe sa vota do të marrë një parti që lufton vetëm për të bërë kryetarin e saj ministër. Partia Socialiste është krenare për atë çka kemi arritur gjatë këtij mandati, për të bërë shtet dhe luftuar për drejtësi, duke mbledhur taksat, luftuar informalitetin, rritur rrogat e pensionet dhe duke luftuar vendosmërisht për të çliruar drejtësinë nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar”, lexohet në deklaratën e PS-së.
“Kemi ende shumë për të bërë, sidomos për të luftuar për vende të reja pune, njësoj siç luftojmë për reformën në drejtësi”, vijon më tej deklarata.
Top Channel