Superbetejat e “The Voice”

30/03/2017 00:00

‘The Voice’ kërkon që përtej garës mes zërave më të mirë, të sjellë te publiku të rinj e jo vetëm, që me artin e tyre kërkojnë të thonë më shumë.

Të argëtojnë e të argëtohen, të tregojnë më të mirën e vetes e të nisin në mjedisin më të mirë të mundshëm karrierën e tyre artistike. Tashmë janë më shumë se dy muaj që publiku i ndjek ata javë pas jave.

Trajnerët kanë punuar shumë, vendimet jo gjithmonë kanë qenë të thjeshta, e aq më pak të përkrahura nga të gjithë.

Gara do të vazhdojë të premten, në një fazë të jashtëzakonshme, me një formulë që për herë të parë do të funksionojë në këtë spektakël.

8 konkurrentë të çdo skuadre këndojnë në këtë fazë këngën që e kanë zgjedhur vetë, duke pretenduar të japin maksimumin për të marrë një vend në netët live.

Gara kësaj here ka një formë të re. 4 janë karriget e vlerësimit që trajneri ka në dispozicion për të ulur në to gjysmën e konkurrentëve të tij. Ata do të këndojnë njeri pas tjetrit në skenë dhe trajneri i çdo skuadre do t’i ulë ose jo në karrigen që ju siguron një vend për natën e parë finale.

Në fund të garës nga karrigia e parë e deri te e katërta do të jenë ulur sipas renditjes katër konkurrentet më të mirë. Për herë të parë formula e superbetejave është ndryshme dhe i jep mundësi çdo konkurrenti të vijë në skenë e të performojë duke synuar që trajneri t’i ulë në karrige. Një vend në karriget e vlerësimit do të thotë një vend në netët live.

Këtë të premte, me Superbetejat, ‘The Voice of Albania’ është një spektakël që duhet ndjekur patjetër!

Top Channel