Sekuestrohen 1.3 tonë kanabis në Zvërnec

29/03/2017 00:00

Një sasi prej 1323 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa, u sekuestruan pranë Zvërnecit.

Policia ra në gjurmët e drogës pasi diktoi dy automjete dhe një mjet lundrues në aksin rrugor Triport-Zvërnec.

Gjatë ndjekjes nga policia, personat kanë braktisur mjetet dhe janë larguar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në njërin prej mjeteve u gjet lënda narkotike e ndarë në 52 paketime me mbështjellje plastike dhe 10 çanta sportive.

Vijojnë hetimet dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB