Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Reperi amerikan Wiz Khalifa ka irrituar kolumbianët me një foto të publikuar, teksa vizitonte varrin e ish-bosit të ndjerë të drogës, Pablo Escobar, në qytetin e Medelinit. Escobari terrorizoi Kolumbinë në vitet ’80-’90, duke marrë pengje e duke vrarë këdo që i priste rrugën.
Kryebashkiaku i Medelinit, Federico Gutierres thotë se Wiz Khalifa duhet të kërkojë falje, sepse sipas tij ka dalë në “mbrojtje të krimit”. Në vend të luleve mbi varrin e ish-kreut të drogës, ai duhej të çonte lule në viktimat e shkaktuara nga Escobari, vijon pretendimi i kryebashkiakut.
Fotot e publikuara nga reperi 29-vjeçar nga Pittsburghu, i cili mbajti një koncert në Medelin të premten, tregonin lulet dhe një degë marijuane mbi varrin e Pablo Escobarit.
Wiz Khalifa është një konsumator i njohur i hashashit, ndërsa i ka vënë emrin e tij edhe një lloji hashashi që e tregton përmes një kompanie në Kolorado. Por “ngushëllimi” për lordin e vdekur kolumbian të drogës nuk i ka pëlqyer aspak kryebashkiakut të Medelinit, i cili e etiketoi reperin me fjalën “faqezi”.
“Duket se ky djalosh nuk ka vuajtur kurrë nga dhuna e shkaktuar prej trafikantëve të drogës, si puna e Escobarit”, tha Gutierrez.
Pablo Escobar dhe karteli i tij i Medelinit ishin përgjegjës për rreth 4.000 të vrarë, përfshi bombën e vendosur në një avion, pas së cilës humbën jetën 107 persona. Qyteti i Medelinit është përpjekur të shuajë imazhin e keq si kryeqendra e drogës, që kur Escobari u qëllua për vdekje nga policia në vitin 1993.
Por ka edhe nga ata që nuk shqetësohen, madje habiten nga irritimi që ka shkaktuar vizita e Wiz Khalifës në varrin e lordit.
Top Channel