Pelegrinazhi në Kishën e Laçit

22/03/2017 00:00

Në Kishën e Laçit nisi pelegrinazhi i 13 të martave dhe që përfundon më 12 qershor. Me mijëra pelegrinë ishin në natën e parë të procesionit pranë kishës së Shna Ndout dhe vendit ku ka qëndruar Shën Vlashi në një ritual, që mbledh në këtë kishë të vogël pelegrine nga të gjitha besimet.

Pas ritualit të ngjitjes së mundimshme në mal, ndalesave tradicionale dhe rrotullimit tre herë rreth kishës, pelegrinët, jo vetëm të krishterë, ndezin qirinj në kishë duke u lutur në kërkim të një mrekullie.

Pelegrinazhi kulmon në muajin qershor kur të ardhur nga e gjithë Shqipëria, por dhe nga jashtë kufijve vizitojnë kishën dhe rrethinat e saj.

Top Channel